Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Mashtronte Tregëtarët, Arrestohet 28 Vjeçari
English

Tiranë, Mashtronte Tregëtarët, Arrestohet 28 Vjeçari

TIRANË, 20 Korrik/ATSH-M.Shkurta/.- Mashtronte tregtarët duke u prezantuar si administrator i një Kompanie Private por ka përfunduar në prangat e policisë ...! Ka qënë policia e kryeqytetit që ka arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për këtë arsye shtetasin Fatjon Shpëtim Podri, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Burimet zyrtare të Policisë së kryeqytetit, bënë të ditur të martën për ATSH-në se, shtetasi Podri akuzohet se duke u prezantuar si administrator i një Kompanie Private, në kohë e vende të ndryshme, mashtronte tregëtarë në Tiranë për përfitim parash, shumë që deri më tani ka arritur në 70 milionë lekë. Burimet sqaruan se ky shtetas u merrte para borxh tregëtarëve të ndryshëm, duke ju premtuar interesin e parave të marra, ndërsa fillimisht është treguar korrekt në kthimin e parave së bashku me interesin. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se Podri e ka ushtruar këtë aktivitet për rreth 1 vit e gjysëm. Në ngarkim të 28 vjeçarit Podri, janë depozituar disa kallzime penale nga tregëtarë të ndryshëm shtetas të dëmtuar. Aktualisht, nga strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Kryeqytetit po punohet për evidentimin e qytetarëve dhe tregtarëve të dëmtuar dhe mashtruar nga ky shtetas. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të 28 vjeçarit, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të "Mashtrimit"./m.sh/f.n/
KOMENTE