Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja te Dogana e Tiranës, jepet pretenca 47 vjet burgim
English

Vrasja te Dogana e Tiranës, jepet pretenca 47 vjet burgim

Tiranë, 20 Korrik 2010 NOA - Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka kërkuar sot shpalljen fajtor dhe dënimin me 47 vjet burgim të dy të pandehurve të akuzuar për vrasjen e ndodhur një vit më parë pranë Doganës në Laprakë.

Prokurori kërkoi sot shpalljen fajtor dhe dënimin me 24 vjet burgim të Bashkim Qefalisë, si dhe 23 vjet burgim për Ylli Byberin.

Sipas akuzës ngjarja për të cilën akuzohen të pandehurit ka ndodhur më 26 korrik të vitit të kaluar, kur kanë vrarë me armë zjarri Artan Allushi, si dhe kanë plagosur Kujtim dhe Nertil Allushin.

Sipas hetimeve i pandehuri Bashkim Qefalia ka pasur një lidhje katër vjeçare me vajzën e Kujtim Allushit.

Ditën e ngjarjes Qefalia po udhëtonte nga Kamza në drejtim të “Zogut të Zi”, linjë të cilën e kryente çdo ditë.

Te Drejtoria e Doganës, atij i kanë dalë në pritë Kujtim, Nertil dhe Artan Allushi. Ai ka ndaluar makinën e mbushur me pasagjerë për t’u sqaruar me ta dhe ka rënë pre e një dhune me shkopinj bejsbolli.

Sipas hetimeve, aty ka tentuar të largohet dhe ka marrë një goditje në kokë, duke i shkaktuar një plagë të rëndë.

Në këtë kohë, ka hyrë në makinë dhe poshtë sediljes së shoferit ka marrë një pistoletë “TT”, duke qëlluar jo vetëm sa për të trembur agresorët, por shtatë herë, e disa prej plumbave kanë zënë mbi kundërshtarët.

r.n/NOA

KOMENTE