English

Vrau në ‘96-ën, kapet i dënuari me 25 vjet burg

Shkodër, 20 korrik, NOA – Për një vrasje të kryer një vitin 1996, një person ishte dënuar nga gjykata me 25 vite burg, por gjatë gjithë këtyre viteve ai ia mundur t’u shpëtojë forcave policore.

Por vetëm sot, i shumëkërkuari Pal Doçi, banues në Bushat të Shkodrës, ka mundur që të vihet në pranga nga forcat policore të qytetit verior, lajm ky i konfirmuar prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA.

Duke saktësuar më tej se Doçi ka qenë një person i shpallur në kërkim nga ana e policisë, për arsye se gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar me masën e sigurisë prej 25 vite burgim, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kjo pasi Pal Doçi, në vitin 1996, ai ka vrarë me automatik për motive hakmarrje, 34-vjeçarin Ndue D. Shkreli.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Doçit, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE