Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Expo Shangai - Në 82 Ditë Më Shumë Se 30 Milionë Vizitorë
English

Expo Shangai - Në 82 Ditë Më Shumë Se 30 Milionë Vizitorë

SHANGAI, 21 korrik /ATSH-ANSA/ - Numri i vizitorëve në Ekspozitën e Shangait i ka kaluar 30 milionët, njoftuan sot organizatorët e ekspozitës kineze. Në mesditën e ditës së 82-të të ekspozitës, numri i vizitorëve regjistroi 30 353 200 persona, një shifër që i ka ngjallur shpresat organizatorëve për të arritur objektivin e 70 milionë vizitorëve në fund të ekspozitës. Pavarësisht problemeve fillestare dhe vizitave të pakta në muajin e parë, pavarësisht vapës së madhe të këtyre ditëve dhe shirave të ditëve më parë, numri i vizitorëve ka pësuar gjithmonë rritje, duke e kaluar mesataren ditore të parashikuar me 400 mijë, e mjaftueshme për të arritur 70 milionë persona në fund të ekspozitës. Një kontribut të madh në rritjen e numrit të vizitorëve kanë dhënë edhe studentët, të cilët aktualisht kanë marrë pushimet. Por edhe turistët kanë qenë të shumtë në numër. Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Ekspozitës së Shangait, Chen Xianjin, deri në fund të korrikut numri i vizitorëve do të arrijë në 35 milionë. Ndërkohë shumë shkolla kanë vendosur ta shfrytëzojnë ekspozitën si një kampus veror për nxënësit e tyre, duke e fokusuar vëmendjen në temat e ambientit dhe jetës së përditshme. Sipas organizatorëve, u deshën 36 ditë për të arritur 10 milionë vizitorë, 59 ditë për 20 milionë dhe 82 ditë për 30 milionë. Nga 5 korriku, mesatarja ditore e vizitorëve arriti 440 mijë persona, kundër 300 mijë të ditëve të para. Rekordi i vizitorëve në një ditë të vetme u regjistrua më 17 korrik me 550 mijë persona. /e.v/
KOMENTE