English

Irak - Të Paktën 28 Të Vdekur Nga Një Atentat Kamikaz

BAKUBA (Irak), 21 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 28 persona humbën jetën dhe 46 të tjerë u plagosën sot nga një atentat kamikaz pranë një xhamie shiite në Bakuba, rreth 60 kilometra në veri të Bagdadit, theksoi një zyrtar ushtarak lokal. Sulmi ndodhi rreth orës lokale 15:00 në afërsi të xhamisë Husseiniya, në lagjen me shumicë shiite, Abou Saida, theksoi zyrtari i komandës të operacioneve të provincës Diyala. ''Policia rrethoi zonën e Abou Saidas, duke dyshuar për praninë e bombave të tjera'', sipas të njëjtit burim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE