English

Joe Cole, zyrtarisht një lojtar i Liverpulit

Angli, 21 Korrik NOA - Joe Cole është zyrtarisht një lojtar i Liverpulit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez, me të cilët ish lojtari i Çelsit ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare.

Pasi u la i lirë nga skuadra e drejtuar nga Ançeloti, Joe Cole, u kthye në një objektiv merkatoje për shumë klube evropiane përfshirë këtu, Milan, Juventus, Manchester United dhe Tottenham mbi të gjitha.

Cole është blerja e dytë për ekipin e Liverpulit në këtë sezon merkatoje pas asaj të Milan Jovanovic, i cili u mor me parametër zero nga skuadra e Standard Liegi.

r.b/NOA

KOMENTE