Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, arrestohen tre falsifikatorë vizash dhe dokumentesh të shtetit grek
English

Korçë, arrestohen tre falsifikatorë vizash dhe dokumentesh të shtetit grek

Korçë, 21 korrik, NOA – Falsifikonin viza dhe dokumente të tjera të shtetit grek, por bien në prangat e policisë tre persona.

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin “Viza e fundit”, si rezultat i të cilit është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve nga qyteti i Korçës, Kostaq Gjoka, Bujar Kuçi dhe Arben Gusho.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të ndaluarëve Kostaq Gjoka, Bujar Kuçi dhe Arben Gusho, policia ka sekuestruar si provë materiale, pasaporta biometrike me viza greke të falsifikuara, dokumente të ndryshme të shtetit grek, stampa vulash për falsifikimin e lejeve të kalimit kufitar, si dhe materiale të tjera, që përdoreshin për të kryer falsifikime të ndryshme.

Policia e Korçës, bën të ditur se ishin pikërisht disa dokumente të falsifikuara, të bllokuara në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, që bënë të mundur, që sektori i krimit financiar në drejtorinë e policisë së Korçës, të ndëmerrte një hetim disa mujor, finalizimi i të cilit ishte zbulimi i këtij rrjeti falsifikatorësh dhe vënia në pranga i tyre. Nga policia e Korçës, mësohet se të arrestuarit u merrnin qytetarëve të rajonit të Korçës për këto dokumente false, shuma të tilla që variojnë deri në njëmijë euro.

Nga të dhënat e policisë, vetëm muajin e fundit policia e Korçës ka vënë në pranga për falsifikime të vizave të shtetit grek, 12 persona.

mit/NOA
KOMENTE