Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë-Maratona E Procesit Haradinaj Në Gjykatën E Hagës
English

Kosovë-Maratona E Procesit "Haradinaj" Në Gjykatën E Hagës

PRISHTINË, 21 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës më 9 mars 2005. Menjëherë pasi ishte vënë në dijeni për ngritjen e aktakuzës nga Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi në Hagë, Haradinaj dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës. Më 9 qershor të 2005-ës, Tribunali i Hagës vendosi lirimin e tij nga paraburgimi deri në nisjen e procesit gjyqësor, ndërsa më 26 shkurt 2007 Haradinaj ishte i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj tij. Ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, festat e fundvitit të 2008-s i kaloi pranë familjes së tij në në Kosovë, i liruar përkohësisht nga gjykata, duke u rikthyer në Hagë më 4 janar. Në gjyqin ndaj Haradinajt, të nisur më 5 mars 2007, u zhvilluan rreth 120 ditë seanca, gjatë së cilave pala akuzuese solli në gjyq rreth 80 dëshmitarë. Ndërkohë, që pala mbrojtëse e tij konsideroi se prokuroria nuk ka mundur të mbrojë në asnjë pikë akuzat e ngritura ndaj Haradinajt. Për këtë arsye mbrojtja e Haradinajt nuk e konsideroi të arësyeshme të paraqesë dëshmitarë në gjyq duke besuar në faktin se pafajësia është siguruar nga deklarimet e dëshmitarëve të përfaqësuesve të organit të akuzës. Procesi gjyqësor ndaj Haradinajt u shkurtua pas vendimit nga mbrojtja e tij që mos të paraqitet me dëshmitarët e saj. Më 3 prill 2008, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit. Të njëjtin vendim gjykata shpalli edhe ndaj Idriz Balaj, ndërsa Lahi Brahimaj u dënua me 6 vite burgim. Pas 5 vitesh maratone gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, ndërsa u konsiderua i pafajshëm, Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi në Hagë,e rikthen atë në paraburgim për nisjen e një procesi të ri gjyqësor./a.s/
KOMENTE