Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lezhë, identifikohet autori i plagosjes, Nikollë Marku në kërkim
English

Lezhë, identifikohet autori i plagosjes, Nikollë Marku në kërkim

Lezhë, 21 korrik, NOA – Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e plagosjes së 48 vjeçarit M.Perdoda, dhe e ka shpallur atë nbë kërkim..

Autori i kësaj plagosjeje me dashje është 39 vjeçari Nikollë Marku.

Sipas burimeve nga policia e Lezhës, pasditen e djeshme në orën 17.00, në fshatin Domë, të Komunës Gjegjan të Pukës, Nikollë Marku ka shtënë më armë zjarri ndaj 48 vjeçarit, Perdoda duke e plagosur atë.

M.Perdoda, banor i fshatit Domë, pasi është pikasur i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës, ku dhe mori ndihmën mjekësore.

Perdoda gjatë plagosjes ka pësuar dëmtime në njërën këmbë, por dëmtimet janë pa rrezik për jetën e tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Pas identifikimit të autorit Nikollë Marku, policia e Lezhës po punon intensivisht për kapjen e tij dhe arrestimin.

Nikollë Marku akuzohet nga prokuroria e Pukës, për verprat penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe për armëmbajtje luftarake pa leje.

mit/NOA
KOMENTE