English

Meta: Akuzat E Ps-Së Ndaj Priftit, Sulm I Vjetër Politik

TIRANË, 21 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- "E them me keqardhje që xhelozoia, apo fobia e Edi Ramës ndaj Dritan Priftit janë të vjetra, ndërsa sulmet e opozitës për pasurinë e tij, janë vërtet shumë banale dhe denigruese", deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët pas kthimit nga Afganistani, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta. Duke iu referuar debateve të ditëvë të fundit për pasurinë e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, Kreu i LSI-së Ilir Meta tha se "konflikti Rama-Prifti është i vjetër, që kur kanë qënë të dy në PS". Ai theksoi se "kemi të bëjmë më një krizë të madhe të lidershipit të kësaj force politkik që ështe çorientuar plotësisht, ndërsa këtë çështje duhet ta zgjidhin organet përkatëse, sikurse ka bërë thirrje edhe ministri Prifti. Edhe PS në këtë rrugë duhet t'i ndjekë akuzat e saj, në vënd që të përqëndrohet te reforma zgjedhore për të çuar përpara edhe projektet e saj për transaparencë, merret me çështje për të cilat Prifti bërë thirrje që të hetohet pasuria e tij", pohoi Meta. Ai i cilësoi "absurde" deklaratat e PS-së, se ortaku, që ka marrë këto aksione, është kushëri i Petrit Vasisli. " Kjo është një përpjekje diabolike për të krijuar një klimë denigruese dhe te pandersheme, pasi ky person merret me aktivitet farmaceutik prej 15 vitesh dhe ka marrë pjesë në këto lloj aktivitetesh shumë kohë përpara se Vasili të bëhej ministër i shëndetësisë", argumentoi Meta. Njëkohësisht Shefi i diplomacisë shqiptare deklaroi se duhet të nisë sa më parë puna për reformën e kodit elektoral dhe ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta foli për vizitën e tij në Afganistan duke e vlerësuar Konferencën Ndërkombëtare të Kabulit një aktivitet me rëndësi në përpjekjet e ndërkombëtarëve për normalizmin e situatës në Afganistan. Meta deklaroi se "shpreha vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të shtuar kontributet si me rritjen e prezencës ushtarake, trajnimin e ushtrisë dhe policië kombëtare afgane, dhe me akordimin e 100 bursave studimore për studentë afgan në vëndin tonë". "Konfirmova vendosmërinë shqiptare për të qënë e pranishme në Afganistan deri në stabilizmin e plotë si një vënd me një rëndësi strategjike për paqen dhe sigurinë në botë si dhe për triumfin luftës kundër terrorizmit", përfundoi zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta./n.m/
KOMENTE