English

Ollbrajt- Thacit: Krenare Me Arritjet Qe Ka Shenuar Kosova

A PRISHTINË, 21 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Medllin Ollbrajt, në një takim me kryeministrin Hashim Thaçi, rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës dhe theksoi se ndihet krenare me arritjet që ka shënuar Kosova, veçanerisht në dy vitet e pavarësisë. "Në takimin miqësor me znj.Ollbrajt, kryeministri Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për kontributin që ka luajtur ish-sekretarja Ollbrajt në çlirimin dhe pavarësine e Kosovës dhe rolin që edhe sot luan znj.Ollbrajt në mbështetje të zhvillimeve të Republikës së Kosovës", theksohet në një njoftim të zyrës së kryeministrit kosovar. Në vizitën zyrtare në SHBA, kryeministri Thaçi është takuar sot edhe me ambasadorin Frank Uisner, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për arritjet e deritanishme të institucioneve të Kosovës. /a.ke/
KOMENTE