English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 21 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" S'KA GJYQ PËR PAVARËSI - Vizita ime në Amerikë në këtë kohë tregon se Prishtina dhe Washingtoni i kanë të harmonizuara qëndrimet në shkallë 100 për qind. Nuk ka asnjë gjyq që mund të dalë kundër vullnetit të qytetarëve për pavarësi. Për Veriun nuk do të ketë as stasus special, as autonomi, e as ndarje. Do të ketë vendosje të ligjshmërisë dhe arrestime të kriminelëve të Veriut. Kryeministri Hashim Thaçi nga Washingtoni flet për Express. Tituj të tjerë: -Nga kriza nuk shpërtuam lehtë - Investimet publike dhe lidhjet e pakta ekonomike ndërkombëtare e kanë shpëtuar vjet Kosovën nga kriza financiare. -EULEX-i heton më pak? -Koment - Jo negociata, Ahtisaari! - Në prag të publikimit të mendimit të GJND-së, në perspektivën e negociatave që duken të pashmangshme, nga deklarimet dhe opinionet e shumta kosovare mund të bëhej parulla: "Jo negociata, Ahtisaari!". Është kjo një rënie? "Koha Ditore" NJERËZIT E SHIK-ut JANË ENDE AKTIVË - "Është e dhimbshme kur shkoj në Kongres dhe takohem me zyrtarë nga SHBA-ja dhe kur ata flasin për korrupsionin dhe krimin me të njëjtin zë për të cilin flasin për Kosovën", ka thënë Philips - KPJ-ja organizoi debatin "Kuptimi i pavarësisë, sipas Raportit të Komitetit Amerikan për Politikë të Jashtme" Tituj të tjerë: -Thaçi:Kosova nuk negocion pavarësinë, as territorin -Kuvendi me deklaratë katër ditë pas GJND-së - Serbia : Rezolutë me BE-në në këmbim të bisedimeve për statusin -Qeveria po hesht regjistrimin e popullsisë -Sulmohet shtëpia e kryeredaktorit të Radio-Mitrovicës -AKP-ja shet një pjesë të Gërmisë, alarmohet Komuna "Bota Sot" OPINIONI I GJND-së NUK E CENON PAVARËSINË - Kuvendi do ta përkrahë GJND-në me deklaratë Tituj të tjerë: -Shqiptarët janë evropianë, Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme! - Topalli në OKB në Gjenevë -Pavarësia e pakthyeshme, liria e përhershme - Kryeministri Thaçi foli në Institutin Amerikan për Paqe -"Pavarësia e mbikëqyrur" me afat të përfunduar! -BE: Jo ndarjes dhe rinegocimit të statusit "Epoka e Re" PAS GJND-së, "LUFTË" PËR VERIUN - Beogradi po lufton që Mitrovica veriore të fitojë një status special - Pas Pakos së Ahtisarit, Kosova të mos pranojë asnjë kompromis tjetër - Flet profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, Dr. Eqrem Zenelaj Tituj të tjerë: -Krasniqi: Serbia ta njohë Kosovën -Hyseni udhëtoi për në Hagë - Interesim i madh për opinionin e GJND-së -Kuvendi nxjerr deklaratë pas mendimit të GJND-së -Sot vendimi i apelit për Haradinajn -Thaçi: Opinioni i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës "Tribuna shqiptare" QEVERIA S'I JEP PAGAT E PREMTUARA - Qeveria e Kosovës nuk arrin t'i zbatojë vendimet e saj Tituj të tjerë: -Tiranë - Njiheni Kosovën - "Të njohet pavarësia e Kosovës nga vendet që nuk e kanë bërë këtë gjë deri tani", apelon Jozefina Topalli. -Prishtinë - S'ka bisedime me Serbinë, pa njohje nga krejt BE-ja -Shkup - Propagandë kundër shqiptarëve -Në pritje të GJND-së - Lajme të mira? -Kosova e paprekur nga kriza "Kosova Sot" TRE SKENARËT - Instituti për kërkime të shtetbërjes së Kosovës publikoi rekomandimet për strategjitë dhe politikat që duhet të ndërtojë Kosova pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku përmend tre skenarët e mundshëm Tituj të tjerë: -Institucionet e shtetit shprehen të gatshme për hapat e mëtejmë - Optimistë për mendimin e GJND-së -Rahoveci pa kryetar, pret vendimin e presidentit -Editoriali - Parteshi, modeli i kthesës së pakicës serbe "Infopress" KUVENDI, REZOLUTË PAS GJND-së - Krasniqi: Kosova do të festojë edhe pas mendimit këshilldhënës të GJND-së Tituj të tjerë: -Pavarësia e pakthyeshme, liria e përhershme - Vendimi i GJND-së, cilido qoftë ai, nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e popullit të saj. Kryeministri Thaçi në ligjëratën e tij në Institutin Amerikan për Paqe, ka thënë se Kosova është e gatshme të përballet me të ghjitha sfidat e pas GJND-së. -Bllokohet blerja e ambasadave -Zeljko Komsiq, anëtar kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, ka thënë se e njeh tërësinë territoriale të Serbisë pa Kosovën -Philips fton për negociata me Serbinë "Zëri" AHMET SHALA "AVULLON" 30 MILIONË EURO - Për Ministrinë e Financave suficiti i tremujorit 2010 është 14.2 milionë ?, për Bankën Qendrore 44.7 milionë ? Tituj të tjerë: -Kosova po ngulfatet nga korrupsioni -Kompromis për veriun? -Minatorët kundër deputetëve -Të gatshëm për verdiktin e GJND-së -Editoriali - Plaçkiten studentët! -Kriza rrit kreditë e këqija "Lajm" PËR SHALËN, SHQIPËRIA SI SERBIA - Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, e konsideron Shqipërinë agresore Tituj të tjerë: -Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit nuk vepron në veri, intensifikohen aktet e dhunës - EULEX-i bën sehir -Shqetësues deficiti i lartë -Haradinaj udhëton drejt Gjykatës së Hagës -Fyle: Serbia të respektojë fqinjët /a.s/
KOMENTE