Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama Inspekton Fazën Përmbllëse Të Punimeve Në Bllokun 61
English

Rama Inspekton Fazën Përmbllëse Të Punimeve Në Bllokun 61

TIRANË 21 Korrik/ATSH, Gjergji Mima/ - Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama inspektoi sot punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në Bllokun nr.61 (kufizuar nga rrugët "Qemal Stafa"- "Bajram Curri" - Rruga e Dibrës - Oxhaku), në veri-lindje të kryeqytetit, pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake nr.4, ku sipërfaqja që po trajtohet është 30 hektarë. "Pas shumë përpjekjeve me komunitetin e zonës për të bërë të mundur sëbashku çlirimin e akseve dhe hapësirave, në mënyrë që të vinim tek risistemimi i plotë me rrugë të reja dhe rikonstruksion rrugësh të vjetra, sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune realisht të vështirë, por të domosdoshme", tha Rama. Sipas tij, një territor i tërë i përfshirë nga disa lagje të kësaj periferie, mund të integrohet në Tiranën e re europiane, me rrugë, ndriçim, hapësira të përbashkëta publike, të cilat do t'i rikualifikojmë për t'i kthyer në lulishte e territore sportive për moshat e ndryshme. "Secili do të ketë pjesën e vet të hapësirës së përbashkët dhe i gjithë ky komunitet realisht i gjerë njerëzish, të mund të jetojë me kushtet që dëshiron dhe meriton", u shpreh Kryebashkiaku Rama Sipas Bashkisë së Tiranës, me rikualifikimin urban në këtë bllok banimi, jepet mundësia e përpunimit të një plani të veçantë ndërhyrje në infrastrukturë për të përmirësuar cilësinë e jetës së komunitetit. Ky program rikualifikimi realizon vazhdimësinë e përdorimit të zonave pedonale dhe njëkohësisht integron aktivitetet e përditshme të banorëve, me mjedisin ku jetojnë. Sipas Bashkisë, rikualifikimi urban përfshin ndërhyrjen në të gjithë rrjetin e nëndheshëm të infrastrukturës inxhinierike, realizimin e hapësirave për parkim, ndërhyrjen e plotë në ndriçimin rrugor dhe pedonal, gjelbërimin e sipërfaqeve të lulishteve e rrugëve me pemë dekorative. Me rikontruksionin e Bllokut 61 realizohet një tjetër ndërhyrje për transformimin rrënjësor të territoreve të banimit, me interes publik. Perspektivat e zhvillimit dhe transformimeve urbanistike të realizuara në vite, përbëjnë një nga prioritetet e politikave urbane të Bashkisë. Bashkimi i politikave europiane që përfshijnë një cilësi më të mirë jete për banorët dhe komunitetin, si një zhvillim thelbësor në një territor banimi, i japin dhe biznesit të zonës një mbështetje dhe një mundësi reale për tu zhvilluar./n.m/
KOMENTE