English

Shi i rrëmbyeshëm në Kolumbi, dhjetëra të vdekur

Kolumbi, 21 Korrik 2010 NOA - Së paku 58 të vdekur, 121 të plagosur, 8 të zhdukur, 271.506 të zhvendosur dhe 52 mijë shtëpia të dëmtuara. Ky është bilanci i deri tanishëm si pasojë e shirave të rëndë të rënë në pjesën më të madhe të Kolumbisë.

Zonat më të prekura kanë qenë 273 komunat në 27 nga 32 shtete që përbëjnë të gjithë vendin. Dëmi i shirave të fundit ka ndikuar në popullsinë e Neche dhe Caucasia, në departamentin e Antiokisë, ku lumi Cauca ka dalë nga shtrati i tij.

Bilanci i këtij dëmi është llogaritur nga Sistemi Kombëtar për Parandalimin dhe Mbikëqyrjen e Katastrofave.

Luz Amanda Pulido, drejtoresha e Mbrojtjes Civile, ka pohuar se dëmi i ardhur si rrjedhojë i shirave të fundit ka ndikuar humb në popullsinë e Neche dhe Caucasia, në departamentin e Antiokisë, e cila është pikërisht ajo që pati dhe daljen nga shtrati të lumit Cauca.

r.b/NOA

KOMENTE