Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Europa League/Besa, Ndaj Olimpiakosit Me Mendjen Tek Sezoni I Ri
English

Sport-Europa League/Besa, Ndaj Olimpiakosit Me Mendjen Tek Sezoni I Ri

TIRANË, 21 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/.- Skuadra e Besës është nisur sot drejt Athinës, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen kundër Olimpiakosit në orën 20:30, në stadiumin "Karaiskaqis" të Pireut. Kavajasit do të akomodohen në hotel "Novotel". Pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", sfida e nesërme ka më tepër shijen e një miqësoreje për Besën, e cila tashmë e konsideron veten jashte Europa League. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Shpëtim Duro, i cili përpara nisjes ka theksuar se Besa po mendon vetëm për sezonin e ri. Edhe në takimin e kthimit Besa pritet të luajë me po ata futbollistë që luajti dhe në takimin e parë, ndërsa Olimpiakos pritet të aktivizojë disa lojtarë të rinj. Besa mbështetet tek një grup lojtarësh të njohur për kampionatin shqiptar si Jakupi, Shehi, Dragusha, Shkëmbi, Dhëmbi, Dos Santos, Cikalleshi, Poçi, Mihani, por edhe të ardhurit e merkatos, Osmani, Aliju, Lazarevski dhe dy të fundit, boshnjakët Haxhibuliç dhe Ferizoviç. Mundësinë për pjesëmarrjen në këtë kompeticion Besës ia siguroi triumfi në Kupën e Shqipërisë./a.s/
KOMENTE