Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/Debutim Pozitiv Për Talentet Shqiptare Në Klubet Italiane
English

Sport-Futboll/Debutim Pozitiv Për Talentet Shqiptare Në Klubet Italiane

TIRANË, 21 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/.- Futbollistët e rinj shqiptarë po zhvillojnë një fazë përgatitore mjaft të mirë me klubet e tyre në Itali. Migjen Basha debutoi me gol në takimin e parë miqësor që zhvilloi Atalanta gjatë fazës përgatitore. "Zikaltrit" fituan thellë 10-0 ndaj skuadres Val Seriana. Migjen Basha hyri në lojë në pjesën e dytë dhe në minutën e 77-të shënoi golin e parë të tij dhe të nëntin për Atalantën. Pajtim Kasami ka shënuar një dygolësh në miqësore për Palermon që fitoi 7-0 ndaj VSG Radenthein në takimin e dytë miqësor gjatë fazes përgatitore, që po zhvillon skuadra në Carrinzia. Kasami shënoi dy golat e parë për ekipin e tij. Në minutën e 14-të ai mundi portierin Michor pas asistit të Hernandez dhe 17 minuta më vone, shqiptari dyfishoi rezultatin pas një gjuajtje të fortë brenda zonës. Gjithashtu, ka debutuar me Kievon edhe vlonjati Ledjon Memushaj, i cili u aktivizua disa minuta me ish-skuadrën e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë Erjon Bogdani./a.s/
KOMENTE