Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Standartet E Mbikqyrjes Do Te Ndryshojne
English

Standartet E Mbikqyrjes Do Te Ndryshojne

TIRANE, 21 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Banka e Shqipërisë pritet të përafrojë standardet e saj të mbikëqyrjes bankare me standardet ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Burime nga Departamenti i Mbikëqyrjes bëjnë të ditur se bankave mund t'u njihet e drejta për të llogaritur një pjesë të vlerës së kolateralit që është lënë si garanci në fondin rezervë për huatë në vonesë. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar u njohin bankave të drejtën për të llogaritur vlerën e kolateralit në bilancin e tyre, ndërsa standardet e mbikëqyrjes bankare nuk e lejojnë një gjë të tillë, por kërkojnë domosdoshmërisht mbulimin e humbjeve të mundshme me fonde në cash nga kapitali i bankës. Njohja e të drejtës për të mbuluar një pjesë të provizioneve me vlerën e garancisë do të bëjë që bankat të bllokojnë më pak para nga kapitali i vet, para që do t'i shtohen rezultatit financiar përfundimtar të bankës. E thënë ndryshe, me këtë rregullim bankat pritet të sigurojnë më shumë fitime efektive në fund të vitit financiar. Që nga fillimi i vitit 2009, sipas ligjit të ri për Kontabilitetin, bankat janë të detyruara të raportojnë me standardet ndërkombëtare. Por, për efekt të mbikëqyrjes bankare, njëkohësisht duhet të raportojnë edhe me standardet e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, që mbështeten kryesisht në dispozitat marrëveshjen e mbikëqyrjes bankare të Bazelit. Shpeshherë bankat kanë kërkuar një përafrim të standardeve lokale, që vlerësohen si shumë konservatore, me standardet ndërkombëtare, sidomos për sa i takon provizioneve. Bankat kanë kërkuar që, kur kredia me vonesë është e mbuluar me garanci, vlera e garancisë të mund të përdoret si provizion./a.s/
KOMENTE