Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Usaid Dhe Revista National Geographic , Promovojnë Shqipërinë Turistike
English

Usaid Dhe Revista "National Geographic", Promovojnë Shqipërinë Turistike

TIRANË, 21 Korrik/ ATSH- Suada Daci/.- Shqipëria është një nga gjashtë vendet e Ballkanit, qe është prezantuar në suplementin e muajit qershor të revistës "National Geographic Traveler Magazine", realizuar kjo falë mbështetjes së USAID-it. Suplementi me titull "Ballkani Perëndimor, vendi i zbulimeve", prezanton thesaret natyrore, historike dhe kulturore të rajonit. I pranishëm në këtë prezantim sot, pasdite, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, tha se, turizmi është në rritje të vazhdueshme dhe do të jetë për shumë vjet një nga promotorët kryesore të rritjes ekonomike të vendit. "Shqipëria deri në vitin 2015 do të jetë pozicionuar me imazhin e saj frymëzues, si një vend i gjallë, tërheqës dhe mikpritës, me destinacione të shumta turistike bazuar në kulturën dhe bukuritë e saj", tha Xhaferraj, ndërsa përvijoi synimin për punuar ngushtësisht me sektorin privat, duke fuqizuar më tej në tregjet ndërkombëtare pozicionin e Shqipërisë dhe të turizmit shqiptar. "Shqipëria së bashku me Kroacinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera të rajonit, konsiderohen si destinacione të Ballkanit me një popullaritet në rritje", tha Xhaferraj, duke shtuar se, "operatorët turistikë dhe shkruesit e guidave të udhëtimit janë tashmë familjarë me Shqipërinë". Botimin e National Geographic, kreu i MTKRS-së, Ferdinad Xhaferraj duke falenderuar USAID, tha se "ky botim është një udhërrëfyes ideal për turistët dhe biznesmenët që vijnë në Shqipëri". Drejtori i USAID në Shqipëri, Joseph C.Williams, çmoi se "e izoluar prej 50 vitesh, Shqipëria mbetet ende gjerësisht e panjohur jashtë Europës dhe ka ndeshur vështirësi në kapërcimin e stereotipizimeve negative lidhur me varfërinë dhe korrupsionin". Williams veçoi faktin se, "duhet bërë më shumë punë në ruajten e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, për të ruajtur burimet natyrore dhe mbrojtur monumente të cmuara arkeologjike dhe historike". Williams shtoi se "USAID po ndihmon në nivel rajoni dhe nivel kombetar për promovimin e imazhit të Shqipërisë si një vendmbërritje tërheqëse dhe turistike". E pranishme edhe zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi, tha se ky promovim është një tregues shumë i mirë jo vetëm për turizmin shqiptar, por edhe për trashëgiminë kulturore shqiptare. "Trashëgimia kulturore shqiptare është pasaporta më e mirë e shqiptarëve sot për në botë", tha harxhi duke siguruar se, "MPJ dhe ambasadat e Shqipërisë kudo që janë, mundohen që të promovojnë këtë pjesë shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, sic është kultura, etimologjia, veshjet popullore etj". Kopje të këtij botimi do të jenë të disponueshme nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizimit, Shoqatës së Turizmit Shqiptar dhe Projektit të USAID-it, "Rritje Albania" për t'iu shpërndarë operatorëve të huaj turistikë dhe ambasadave e konsullatave shqiptare, për të promovuar paketa turistike për Shqipërinë dhe rajonin. /a.ke/
KOMENTE