Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Rriten Sërish Temperaturat, Kushte Të Favorshme Lundrimi
English

Vlorë: Rriten Sërish Temperaturat, Kushte Të Favorshme Lundrimi

VLORË, 21 Korrik/ATSH-H.Koçi/.-Pas dy ditëve me një tendencë ulje, vlerat e temperaturave në gjirin detar të Vlorës kanë nisur të shkojnë në kahjen e kundërt. Gjatë ditës së sotme, pritet një rritje e tyre me të paktën dy gradë celsius, krahasuar me një ditë më parë. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, ndërkohë që përqindja e lagështisë në ajër do të arrijë në rreth 68 përqind dhe ajo e avullimit në 6 përqind. Kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet, ç'ka ka bërë që mbi 20 peshkarexha të dalin çdo ditë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 0-2 m/sek, deri në 4-6 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 33-35 gradë celsius dhe ato minimale në 21-23 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. /s.d/
KOMENTE