Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 22 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 22 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve kundër shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që BP-ja ka lënë të kuptohet për herë të parë se pusi shkaktar i katastrofës mund të qëndrojë i mbyllur deri sa të bllokohet përfundimisht. SEUL - Ndjekje e situatës në gadishullin korean para maovrave ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së pas njoftimit nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton për sanksione të reja kundër Phenianit. TË TJERA -------------- HANOI - Manovrat e përbashkëta, të njoftuara për të filluar të dielën mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut përbëjnë një kërcënim për paqen në botë, njoftoi sot Koreja e Veriut, në prag të Forumit Rajonal për Sigurinë (ARF), që do të zhvillohet në Hanoi. JERUSALEM - Një palestinez, i cili ishte infiltruar në një koloni hebreje në Cisjordani u vra sot nga ushtarët izraelitë, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. HAGË - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të publikojë sot pasdite opinionin këshillimor lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. UASHINGTON - Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane Ben Bernanke harton raportin gjashtëmujor për ekonominë amerikane dhe perspektivat për politikën e ardhshme monetare të institutit të tij përpara Senatit ./ /ec/ a.jor.
KOMENTE