Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Gjnd Faktoi Para Gjithë Planetit Ligjshmërinë E Pavarësisë Së Kosovës
English

Berisha: Gjnd Faktoi Para Gjithë Planetit Ligjshmërinë E Pavarësisë Së Kosovës

TIRANË, 22 Korrik/ATSH- A.Gegvataj//- Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, si "një bazë të shkëlqyer mbi të cilën mund të ndërtohen marrëdhëniet e mirëbesimit, bashkëpunimit dhe kooperimit, që duhet të synojnë ndërtimin e idealeve europiane të shqiptarëve, serbëve dhe të gjithë qytetarëve të rajonit". Ndërsa pavarësia e Kosovës është njohur nga 69 vende në këto më shumë se dy vite, Berisha ka deklaruar për mediat, pak minuta pasi GJND shpalli opinionin se njeh pavarësinë e Kosovës e se "gjykata e Hagës faktoi para gjithë planetit se pavarësia e Kosovës ishte më se e drejtë". "Gjykata e Hagës, trupi gjykues më i lartë i botës, u faktoi qytetarëve të planetit se pavarësia e Kosovës është në frymë dhe gërme të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Është në frymë dhe germë të plotë me të gjitha rregullat, rezolutat, rregulloret. Ky është një vendim historik, një kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan e më gjerë", tha Berisha. Kryeministri Berisha komentoi se vendimi i gjyqtarëve vërtetoi të drejtën e popullit kosovar për pavarësi e vetëvendosje dhe mbylli kapitullin e dhimbjeve dhe vuajtjeve që ka kaluar kombi shqiptar. "Me analizën dhe mendimin e tyre, trupi gjykues i gjykatës më më të lartë të botës faktuan në mënyrë të pakundërshtueshme se shpallja e pavarësisë ishte rezultat i pashmangshëm, ishte e drejtë e patjetërsueshme e përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Ky vendim është gjykimi dhe hedhja poshtë e të gjitha traktateve që ranë mbi kombin shqiptar dhe i shkaktuan atij dhimbje, vuajtje dhe sakrificat më të mëdha dhe më të rënda", theksoi Berisha. Ai cilësoi se vendimi i GJND-së përbën mbështetje, inkurajim dhe detyrim të madh që shqiptarët të angazhohen për ndërtimin dhe konsolidimin e paqes stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, që shqiptarët duhet të ndërtojnë idealin e tyre europian, aty ku janë, më vendosmërinë më të madhe, si interesin më jetik kombëtar të tyre. Për Kryeministrin e Shqipërisë, tashmë për Kosovën, por edhe për Serbinë hapen perspektiva të reja, të cilat udhëhiqen nga ideali për anëtarësimin në BE. "Dy vende, pavarësisht nga historia e shkuar, tani kanë të përbashkët idealin evropian. Shqipëria është e vendosur të japë gjithë kontributin e saj për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, mes Tiranës dhe Beogradit dhe mes Prishtinës dhe Beogradit", u shpreh Kryeministri Berisha, ndërsa shtoi se vendimi i GJND-së i dha fund pazareve për ndarje e shkëmbime territoresh. Kryeministri i Shqipërisë theksoi ndër të tjera se me vendimin e saj GJND ka dhënë mbështetjen më të fuqishme pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 69 vende të ndryshme të botës, ndërsa nënvizoi se "22 korrikun duhet ta shndërrojmë në ditë paqeje për bashkëpunim, mirëkuptimim dhe përpjekje të përbashkëta, për të ardhmen europiane"./k.sh/
KOMENTE