English

Cisjordani - Një Palestine I Vrarë Nga Ushtarët Izraelitë

JERUSALEM, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Një palestinez, i cili ishte infiltruar në një koloni hebreje në Cisjordani u vra sot nga ushtarët izraelitë, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. ''Dy palestinezë, njëri prej të cilëve i armatosur kanë hyrë në koloninë Barkan, pranë Nablusit, në veri të Cisjordanisë'', deklaroi zëdhënësi. Ushtarët që po kryenin shërbimin në koloninë i kanë identifikuar dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre. ''Njëri nga palestinezët u vra ndërsa tjetri arriti të arratisej'', shtoi zëdhënësi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE