Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Është dita e dytë më e bukur për Kosovën e Shqipërinë
English

Edi Rama: Është dita e dytë më e bukur për Kosovën e Shqipërinë

Tiranë, 22 Korrik 2010 NOA – “Është dita e dytë më e bukur për Kosovën e Shqipërinë, për çdo shqiptar e shqiptare sot, pas ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, - deklaroi para pak çastesh Kryetari i PS, Edi Rama ndërsa tha se sot Gjykata Ndërkombëtare shpalli një vendim që i hap rrugë njohjes së mëtejshme e të plotë të shtetit të ri të Kosovës.

Ne të gjithë kemi qenë të bindur se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por, vendimi i sotëm i Gjykatës Ndërkombëtare e sanksionon këtë bindje si një pikë referimi për të gjithë në raport me Kosovën shtet të pavarur, - theksoi z.Rama.

Kurse shtoi: “Kur flasim për Kosovën e për rrugën euroatlantike të kombit tonë ne shqiptarët e Shqipërisë nuk jemi të ndarë në qeveri e opozitë. Por, kjo nuk përbën asnjë pengesë, që në emër të opozitës shqiptare, unë të shpreh kënaqësinë e madhe për drejtësinë e dhënë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e të uroj popullin e Kosovës, si edhe udhëheqësit e tij për këtë vendim historik”.

“Uroj që vendimi i sotëm të ndihmojë edhe Serbinë e udhëheqësit e saj për të dalë nga qerthulli i ëndrrave me ndarje territoriale, të cilat ky vendim i zhbëri tërësisht. E ardhmja e këtij rajoni është Bashkimi Europian dhe në rrugën e kësaj të ardhmeje bashkëjetesa sot pas këtij vendimi është edhe më e garantuar se dje. Secili në kufijtë e tij, të gjithë së bashku drejt bashkëjetesës e bashkëpunimit pa kufij”, - përfundoi z.Rama.

r.n/NOA

Lexoni gjithashtu:

Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja

AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi

SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë

Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin

BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar

PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës

Vendimi bën xhiron e mediave të botës

Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja

Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj

Edi Rama: Dita e dytë më e bukur

OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues

Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm

Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës

Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha

MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete

Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme

Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

KOMENTE