English

Ekon - Fmn I Fal Borxhin Haitit Të Shkatërruar Nga Tërmeti

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-MIA/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar i fali borxhin Haitit dhe dha kredi të reja për shtetin më të varfër në Hemisferën Perëndimore si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar vendin që të rimëkëmbet pas tërmetit katastrofik të fillimvitit. Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka miratuar anulimin e borxheve të Haitit me vlerë prej 268 milionë dollarë. Përveç kësaj, bordi propozoi një program për kreditim gjatë tre viteve të ardhshme me vlerë 60 milionë dollarë për rritjen e rezervave të shtetit dhe shmangien e ndryshimeve serioze të kursit së valutës kombëtare. Më shumë se 220 000 persona humbën jetën në tërmetin katastrofik me intensitet 7,0 ballë Rihter që goditi Haitin në janar./ a.jor.
KOMENTE