Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Datat Kryesore Të Historisë Së Kosovës
English

Fishë Teknike - Datat Kryesore Të Historisë Së Kosovës

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të publikojë sot pasdite opinionin këshillimor lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Përgjatë historisë së saj, Kosova ka qenë territor herë nën kontrollin e shqiptarëve dhe herë nën atë të serbëve. Më poshtë vijojnë datat kryesore të historisë së Kosovës: Shekulli XII-të - Kosova gjendet në "zemrën" e perandorisë serbe në të cilën mbretëron dinastia e Nemanjiçëve. Ndërtohen manastire dhe kisha të shumta. - 1389 - Disfatë e serbëve përballë Perandorisë osmane në betejën e Fushë-Kosovës. Fillon sundimi turk për disa shekuj, i cili prish ekuilibrin etnik në favor të myslimanëve dhe shqiptarëve. - 1913 - Serbia rimerr kontrollin e Kosovës pas luftërave ballkanike. - 1946 - Kosova bëhet pjesë e Federatës Jugosllave të komunistit Josip Broz Tito. - 1987 - Gjatë një vizite në Kosovë, Sllobodan Milosheviç pozicionohet në mbrojtje të serbëve të Kosovës. - 1989 - Milosheviç rishikon kushtetutën serbe, kufizon gjerësisht autonominë e Kosovës. - 1992 - Ibrahim Rugova zgjidhet president i Kosovës, bën rezistencë paqësore për të arritur në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe krijon institucionet paralele. - 1997 - Formohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila organizon luftën kundër forcave serbe. - 1998 shkurt-mars - Forcat e Milosheviçit sulmojnë UÇK-në. Në luftime vriten më shumë se 10 000 shqiptarë. - Viti 1999 - - 10 qershor - Beogradi, i detyruar nga goditjet e forcave të NATOS, tërheq forcat e tij nga Kosova, e cila vihet nën protektoratin e OKB-së dhe të NATO-s. - 11 qershor - Afro 200 000 serbë dhe banorë të tjerë jo shqiptarë largohen nga Kosova. - Viti 2004 - - Mars - Kryengritje të mëdha antiserbe: 19 të vdekur dhe më shumë se 900 të plagosur. - Viti 2005 - - Nëntor - Parlamenti i Kosovës miraton rezolutën për krijimin e një shteti të pavarur. - Dhjetor - I dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, fillon një mision për statusin përfundimtar të Kosovës. - Viti 2006 - - 21 janar - Vdes Ibrahim Rugova. Fatmir Sejdiu e zëvendëson. - 20 shkurt - Fillojnë në Vjenë negociatat për statusin e Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve. - Viti 2007 - - 26 janar - Ahtissari paraqet një plan për pavarësinë e Kosovës nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. - 26 mars - Amerikanët dhe evropianët mbështesin planin e Ahtissarit në KS të OKB-së, ndërsa Rusia duke mbështetur Serbinë e kundërshton. - 20 korrik - Për shkak të mospranimit të rusëve, Grupi i Kontaktit (SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali) ngarkojnë një treshe ( një amerikan, një rus dhe një evropian) për të gjetur një kompromis mes shqiptarëve dhe serbëve. - 10 dhjetor - Trojka konstaton dështimin e negociatave. - Viti 2008 - - 17 shkurt - Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë e Kosovës./ a.jor.
KOMENTE