Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Infeksionet virale, ISHP: Më shumë raste në zonat turistike
English

Infeksionet virale, ISHP: Më shumë raste në zonat turistike

Tiranë, 22 korrik, NOA, Blerina Ahmetaj - Pothuajse të gjitha rrethet e vendit, po raportojnë këto ditë rritje të të prekurve nga virozat e stinës.

Instituti i Shëndetit Publik, i cili monitoron çdo javë situatën në 36 spitalet e vendit thotë se rreth 1500 raste paraqiten çdo javë në spital për të kërkuar ndihmën e mjekut.

Sipas epidemiologut Artan Simaku, zonat turistike raportojnë numrin më të madh të pacientëve që paraqiten në urgjencat e spitaleve.

“Duhet të theksoj se shifrat e raportuara janë të njëjta me periudhën e një viti më parë por në qytetet bregdetare vihet re një rritje e pacientëve, që kërkojnë ndihmë mjekësore pasi është dyfishuar dhe numri i pushuesve në këtë periudhë. Situata është nën kontroll dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk kemi shpërthime epidemike me bazë uji apo të ushqimit”, shpjegon specialisti i ISHP.

Simaku thotë se shifrat e raportuara janë normale në këtë periudhë të vitit, por ky fluks sipas tij, lidhet me sistemin e referimit, që mesa duket nuk respektohet sidomos në rrethe. Kjo sjell dhe mbingarkesën e urgjencave të spitaleve.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se piku i rasteve me sëmundjet gastroenterite pritet të jetë në mesin e muajit gusht, ndaj kujdesi si nga ana e mjekëve dhe prindërve duhet të rritet.

Nga ana e tij, Instituti i Shëndetit Publik po monitoron situatën për të shmangur rastet e ndonjë shpërthimi epidemik, që mund të ketë si shkak ujin apo ushqimet.

b.a/NOA

KOMENTE