Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë-Ldk: Opinioni I Gjnd Hapi Rrugën E Njohjeve Të Tjera Për Kosovën
English

Kosovë-Ldk: Opinioni I Gjnd Hapi Rrugën E Njohjeve Të Tjera Për Kosovën

PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Partia Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndeti të enjten opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që sipas saj, e konfirmoi pavarësinë e Kosovës si një veprim në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe me rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën. Sipas deklaratës së LDKsë, "opinioni i shprehur nga gjykata, përveç se e riargumenton të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur, u hap përfundimisht rrugë vendeve anëtare të OKB-së që të reflektojnë për mundësinë e njohjes së shpejtë të vendit tonë." Kosova e shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008 dhe deri tani ajo është njohur nga 69 vende. "Ne jemi të përkushtuar që të punojmë ngushtë me të gjitha vendet e rajonit për krijimin e një fryme integruese në rajon, pasi që integrimi në strukturat euroatlantike mbetet përkushtim yni thelbësor dhe pjesë e dytë e programit nacional të LDK-së," thuhet më tej në deklaratë. /ch/.
KOMENTE