Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Seanca E Kuvendit, Shprehet Shqetesimi Per Vendimin E Hages Per Haradinajn
English

Kosove - Seanca E Kuvendit, Shprehet Shqetesimi Per Vendimin E Hages Per Haradinajn

PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës u shprehën shqetësime për vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës së Hagës për të kthyer në rigjykim rastin e Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, që ka për pasojë mbajtjen në paraburgim të liderit të opozitës kosovare. "Lajmi për vazhdimin e pjesëshem të gjykimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ka shqetësuar gjithë opinionin e institucionet, sigurisht edhe Kuvendin e Kosovës", tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi. "Jemi të vetëdijshëm që lufta çlirimtare e UÇK-së dhe e popullit shqiptar ka qenë luftë e imponuar, luftë e lavdishme, luftë për liri, për paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës", u shpreh ai. "Ne besojmë që ashtu si edhe në të kaluarën, kur jemi përballur me gjykime të tilla edhe kësaj radhe drejtësia do të triumfojë", tha Krasniqi. "Ne kemi besim në drejtësinë ndërkombëtare", shtoi ai, duke shprehur edhe besimin se Haradinaj do t'i kthehet edhe familjes po edhe politikës në Kosovë. Në emer të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ahmet Isufi, shprehu bindjen e plotë në pafajësinë e Haradinajt dhe në kthimin e tij të shpejtë në Kosovë. "Jemi të indinjuar shumë dhe të shokuar, sepse pas një vendimi unanim, të drejtë të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, pas dy vitesh përsëritet një histori e tillë si dje", tha ai. /a.ke/
KOMENTE