Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kronika Shkurt, Shkodër - 22 Korrik
English

Kronika Shkurt, Shkodër - 22 Korrik

* Arrestohet kultivuesi i lëndëve narkotike SHKODËR - Policia arrestoti të enjten një person të dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike, bëri të ditur policia. Sipas policisë, Gazmend Geshtenja, 40 vjeç, nga fshati Venilaj i Shkodrës, u arrestua pasi në një parcelë bujqësore, në pronësi të tij, u gjetën 271 rrënjë bimë narkotike canabis sattiva. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, thanë të njëjtat burime./g.marku/ch/ * Sekuestohen lojrat e fatit, pronari ndiqet në gjendje të lirë SHKODËR - Në një lokal me lojëra fati policia sekuestroi të enjten 10 aparate elektronike, 2 ruleta dhe 2 tavolina lojrash poker, të cilat nuk ishin të pajisura me dokumentat përkatëse. Pronari i lokalit do të gjykohet në gjendje të lirë bëri të ditur policia. Ai akuzohet për veprën penale "organizim të lotarive të palejuara"./g.marku/ch/
KOMENTE