Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kubë - Tre Ish-Të Burgosur Politikë Mbërrijnë Në Spanjë
English

Kubë - Tre Ish-Të Burgosur Politikë Mbërrijnë Në Spanjë

MADRID, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - Tre ish-të dënuar të tjerë politikë në Kubë mbërritën sot me familjet e tyre në Spanjë, pas 12 të tjerëve që mbërritën disa ditë më parë, njoftuan burime nga Ministria e Jashtme spanjolle në Madrid. Ata janë Manuel Ubals, 41 vjeç, Alfredo Pulido, 49 dhe Rikardo Silva, 37 vjeç. Tridhjetë e shtatë ish-të dënuar, edhe ata pjesë e grupit me 52 të dënuar që do të lirohen në bazë të marrëveshjes me kishën katolike kubane, pritet të udhëtojnë drejt Madridit në ditët në vijim. Pesëdhjetë e dy të dënuarit që Havana vendosi t'i lirojë, janë pjesë e një grupi me 75 persona që u dënuan në vitin 2003 për "aktivitete" kundër regjimit të Fidel Kastros. Disa ish-të burgosur kanë deklaruar se nuk duan të largohen nga ishulli, ndërsa disa të tjerë kanë kërkuar të shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithsej, tashmë, 20 ish-të dënuar pritet të mbërrijnë në Spanjë. Kryetari i parlamentit kuban, Rikardo Alarkon, deklaroi disa ditë më parë se qeveria e Havanës synon t'i lirojë të gjithë të burgosurit politik në vend. Sipas disa burimeve opozitare, pas lirimit të 52 të burgosurve që u ra dakord, në vend mbeten ende nga 50 deri në 60 të burgosur politikë. /e.v/ a.jor.
KOMENTE