Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Mungojne Linjat E Perpunimit Bujqesor E Blegtoral
English

Kukes: Mungojne Linjat E Perpunimit Bujqesor E Blegtoral

KUKES, 22 korrik/ATSH-R.Hoxha/. - Edhe pse mbi 65 për qind e popullsisë së qarkut të Kukësit e kanë mbështetur jetesën e tyre në prodhimin bujqësor, të përpunimit të produktit të pemëtarisë e mbarështrimit të blegtorisë, ende nuk ka linja të përpunimit të produktit të prodhuar. "Prodhimi është në rritje, ndërsa nuk ka linja të mjaftueshme të përpunimit të tij", thotë per ATSH-ne drejtori rajonal i drejtorisë së bujqësisë së qarkut të Kukësit, Arif Rexhmati. "Aktualisht janë 3 fermerë që kanë përfituar fonde për ngritjen e linjave të përpunimit, prej të cilëve një zonën e Surrojit dhe 2 në zonën e Hasit, ndonëse kemi gadishmërinë për t'i ndihmuar", thotë ai. Ndër fermerët që kanë përfituar fonde për ngritjen e linjave të përpunimit bujqësor është fermeri Shuaip Keci. "Unë kam përfituar fondin prej 15 mijë dollarësh duke ngritur një linjë të përpunimit të qumështit në zonën e Surrojit. Projektin e kam përgatitur me ndihmën e specialistëve të bujqësisë, të cilët i kam të pranishëm edhe tani që linjën e kam vënë në funksionim", thotë Shuaipi. "Ndërsa në zonën e Hasit, 2 fermerë kanë ngritur linja të përpunimit të qumështit përmes fondit të përfituar me grant konkurues prej 2500 dollarësh secili", thotë Rexhmati. Pavarësisht ngritjes së këtyre linjave, ato janë të pamjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e fermerëve. Shumë zona janë ende të zbuluara nga linjat e përpunimit, gjë që ka sjellë edhe dëmtimin e prodhimit blegtoral. Ndërkohë, në qarkun e Kukësit funksionojnë vec 3 linjave të përpunimit e të prodhimit blegtoral edhe një linjë për tharrjen e pastrimin e gështenjës në qytetin e Bajram Currit dhe një fabrikë e prodhimit të pijeve alkoolike në qytetin e Kukësit, që grumbullon thuajse të gjithë prodhimin e rrushit e kumbullës, kryesisht të banorëve të fermerëve të kësaj zone. Në qarkun e Kukësit vitin e kaluar u prodhua një sasi prej rreth 50 mijë tonë qumësht, por vetëm 1100 tonë u përpunua në linjat ekzistuese të përpunimit. Ndërsa këtë vit parashikohet që prodhimi të arrijë në mbi 55 mijë tonë. Po ashtu, prodhimi i pemëtarisë e vreshtarisë është në rritje, gjë që ka bërë që tani fermerët më shumë se për prodhimin, të kujdesen për gjetjen e tregut për shitjen e prodhimit. /a.ke/
KOMENTE