English

Kuvend-Ps Kundër Shqyrtimit Sot Në Seancë Të P/Ligjit Të Shish

TIRANË, 22 Korrik/ATSH/.- Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në emër të deputetëve socialistë kërkoi sot në seancë plenare që parlamenti të hedhë në votim nxjerrjen nga rendi i ditës të p/ligjit për SHISH. Pas ndërprerjes për rreth një orë të punimeve të Kuvendit me kërkesë të grupit socialist të opozitës, kreu i tij, Ruçi, tha se PS nuk e disponon relacionin e Komisionit të Sigurisë për p/ligjin në fjalë, ndërsa akuzoi kryeparlamentaren Topalli se po shkel rregulloren e Kuvendit. Kryetarja Topalli sqaroi se p/ligji ka qënë i përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe se seanca e sotme do të vijojë punimet sipas procedurave të përcaktuara në rregullore. Kjo shkaktoi nervozizmin e deputetëve të majtë, të cilët u ngritën në këmbë dhe u vendosën pranë foltores së parlamentit, ndërsa kryeparlamentarja vijoi punimet e seancës me debatin e lirë parlamentar. /a.s//a.ke/
KOMENTE