English

Kuvendi, sot sfidë votash për ligjin e SHISH

Tiranë, 22 Korrik, NOA – Seanca e sotme plenare parashikohet që të përbëjë një sfidë të vërtetë mbi votat që do të mblidhen për të mundësuar miratimin e projekt-ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i kritikuar nga ndërkombëtarët.

Mazhoranca nga ana e saj, duket se nuk tërhiqet nga projekti që ka hartuar vetë, duke u përgatitur që sot në seancë të ketë të gjitha votat e nevojshme për ta miratuar, edhe nëse do t’i mungojnë votat e opozitës apo ato të partnerëve në qeverisje, siç janë 4 votat e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërsa grupi parlamentar socialist e ka paraqitur dje qëndrimin e tij kundër projektit në fjalë, duke deklaruar se “PS do t’i bëjë sërish thirrje mazhorancës të tërheqë ligjin për SHISH dhe të bëjë amendimet siç i ka sugjeruar NATO”.

Ndërkaq, si edhe më parë, vota e deputetëve të LSI-së në Kuvend, duke përfshirë edhe zv/kryeministrin Ilir Meta, është deklaruar kundër.

Por Partia Demokratike, mund ta ta miratojë me shumicë të thjeshtë këtë ligj, pra edhe nëse Partia Socialiste bojkoton seancën dhe Lëvizja Socialiste për Integrim del kundër.

n.e/NOA

KOMENTE