Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis Seanca Plenare E Kuvendit
English

Nis Seanca Plenare E Kuvendit

TIRANË, 22 Korrik/ATSH/.- Seanca plenare e së enjtes në Kuvend nisi rreth orës 10.35 minuta me debatin e lirë parlamentar, ku deputetët e të dyja palëve po diskutojnë rreth problematikave të aktualitetit. Punimet e sotme parlamentare pritet të zgjasin për shkak të axhendës së ngjeshur të rendit të ditës që përfshin shqyrtimin e një numur projektligjesh, përfshi dhe ato që kërkojnë votim me shumicë të cilësuar (84 vota). Ndër p/ligjet që do diskutohen sot dhe që do shoqërohen me debate janë disa ndryshime në ligjin "Për arsimin e lartë", disa ndryshime në ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", si dhe p/ligji "Për gjykatat administrative", që kërkon shumicë të cilësuar votash. Në axhendë janë renditur për votim dhe një numur draftesh të tjera që kërkojnë 84 vota, kryesisht amendimet në disa nga kodet si në Kodin Civil, Kodin Penal, Kodin Hekurudhor, Kodin Detar, Kodi Rrugor dhe Kodin Ajror. Në seancën e sotme është parashikuar dhe një interpelancë me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta, kërkuar nga deputeti socialist, Ditmir Bushati./a.s//n.m/
KOMENTE