Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
English

OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues

Uashington, 22 korrik, NOA – Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës ishte legjitime, nuk duhet të ndërmerren hapa provokativë nga askush.

Kështu është shprehur në një deklaratë të posaçme për shtyp, Martin Nesirky, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.

Menjëherë sapo Haga ka konfirmuar vendimin për ligjëshmërinë e pavarësisë së Kosovës, OKB ka tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo hapi provokativ.

“Sekretari i Përgjithshëm kërkon nga të gjitha palët, t’u shmangen çfarëdo hapave, që mund të shihen si provokues dhe që e shkatërrojnë dialogun”, tha lidhur me një fakt të tillë, Martin Nesirky.

Ndërkaq, numri 2 i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se pas mendimit të sotëm të GJND-së, askush në botën demokratike nuk ka asnjë arsye që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, siç është edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

n.e/NOA

Lexoni gjithashtu:

Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja

AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi

SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë

Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin

BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar

PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës

Vendimi bën xhiron e mediave të botës

Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja

Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj

Edi Rama: Dita e dytë më e bukur

OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues

Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm

Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës

Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha

MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete

Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme

Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

KOMENTE