Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama, Berishës: Tërhiqe përfundimisht ligjin për SHISH, cënon partneritetin strategjik
English

Rama, Berishës: Tërhiqe përfundimisht ligjin për SHISH, cënon partneritetin strategjik

Tiranë, 22 korrik, NOA – Ndërsa debatet mes opozitës dhe pozitës në parlament janë ndezur në seancën e sotme parlamentare, pikërisht për diskutimin në këtë seancë të projektligjit të debatuar për SHISH-in, dhe menjëherë pas shtyrjes së diskutimit të tij nga kryetarja Topalli, nga selia rozë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se kryeministri Berisha duhet ta tërheqë përfundimisht projektligjin për SHISH-in, jo vetëm nga séanca, por se duhet ta hedhë në kosh, pasi ai cënon interesat e Shqipërisë.

“I bëj apel, Sali Berishës, jo vetëm si kryetar i qeverisë, por si nxitësi i këtij ligji, që ta tërheqë jo vetëm nga seanca, por ta hedhë në kosh për të mos e tërhequr më, pasi është në interesat kombëtarë të Shqipërisë dhe në interesat e partneritetit strategjik me NATO-n dhe SHBA-në”, deklaroi Rama.

“Sali Berisha tërhiqe njëherë e mirë këtë mollë sherri, pasi nëse njëherë e fute Shqipërinë në qorrsokak me Amerikën, këtë herë nuk do ta nxjerrësh dot”, apeloi lideri i opozitës Edi Rama në një konferencë të shkurtër për shtyp.

Duke apeluar drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk ka dalë publikisht këto katër ditë si pasojë e gjendjes gripale, kryesocialisti Edi Rama tha se “nuk e dimë se ç’farë e shtyn Sali Berishën, për ta ndryshuar këtë ligj, që bie ndesh me interesat tona dhe të NATO-s, duke nënvizuar se ndryshimet në këtë ligj janë bërë për qëllime të errëta të Berishë, i cili ka marrë peng vendin nga babëzia për pushtet.

Apeli i liderit Rama, ka vijuar me fjalët se “koha mbase do të na ndihmojë për këtë shfaqje arrogante të kryeministrit, por Shqipëria nuk ka kohë për të vrarë që Sali Berisha të fusë nën sqetull SHISH-n, duke dalë haptazi kundër interesave të NATO-s dhe SHBA-ve”.

Sipas Ramës ky ligj duhet të tërhiqet pasi Shqipëria nuk ka sherr as me NATO-n e as me SHBA-të.

mit/NOA
KOMENTE