Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthimi i Haradinaj në Hagë në prag të vendimit të GJND, ka shqetësuar institucionet e Kosovës
English

Rikthimi i Haradinaj në Hagë në prag të vendimit të GJND, ka shqetësuar institucionet e Kosovës

Prishtinë, 22 korrik, NOA – Mbajtja në paraburgim për rigjykim të pjesërishëm nga Gjykata e Hagës e ish kryeministrit të Kosovës, dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka shqetësuar opinionin publik në Kosovë.

Haradinaj që doli nga burgu si i pafajshëm, katër vjet më parë ende po rigjykohet për akuzat ndaj tij për përdhunime, vrasje të serbëve gjatë luftës në Kosovë.

Për lajmin e mbërritur është shprehur sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili deklaroi se një lajm i tillë i ka shqetësuar institucionet e Kosovës, pasi vendimi për mbajtjen në paraburgim të Haradinajt bëhet pikërisht në prag të dhënies së vendimit më të shumëpritur për mbarë Kosovën, vendimin e GJND-së, për statusin e saj.

“Ky rast është i dhimbshëm, shqetësues, i papritur për të gjithë ne dhe nuk duhet të politizohet për të akuzuar këtë apo atë”, tha Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi theksoi ndër të tjera se “Pas dy vitesh përsëritet e njëjta histori, e cila të lë përshtypjen, se dikush nuk e do stabilitetin e Kosovës, se i vjen erë e keqe kësaj gjendjeje, në momentin, kur në GJND kemi një gjykim, padia nga ana e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Kjo lidhje na bën me dije se dikujt i ka ardhur për mbarë që z. Haradinaj të kthehet përsëri në Hagë, pa asnjë paralajmërim, përveçse një ditë para nisjes së tij për në Hagë”, tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

mit/NOA
KOMENTE