Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Gjnd Konfirmoi Ligjshmërinë E Pavarësisë Së Kosovës
English

Sejdiu: Gjnd Konfirmoi Ligjshmërinë E Pavarësisë Së Kosovës

PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi të enjten se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte një konfirmim i pavarësisë së Kosovës dhe të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe vetvendosje. "Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës e mirëpresin dhe e çmojnë shumë lart urtësinë e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë," tha presidenti Sejdiu në një konferencë për shtyp pas deklarimit të GJND-së në lidhje me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh sot në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. "Ky mendim rikonfirmoi fuqishëm se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës ka qenë vendim në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe në të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje," tha presidenti Sejdiu. Sipas presidentit Sejdiu, mendimi i sotëm i GJND-së i ka konfirmuar qartë argumentet e fuqishme dhe të parrëzueshme që ka paraqitur Kosova dhe të gjithë mbështetësit e pavarësisë së saj nga e mbarë bota demokratike. "Ky mendim përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t'i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës," u shpreh më tej zoti Sejdiu. "Ne u bëjmë thirrje sërish këtyre vendeve që të marrin sa më parë vendimet e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran." Presidenti Sejdiu garantoi se Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar që të jetë edhe më tej partner dhe kontribues i qenësishëm për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha vendet fqinje dhe ato të rajonit. "Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për zbatimin e plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari në tërë vendin dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie," tha zoti Sejdiu. Presidenti i Kosovës e ftoi "Republikën e Serbisë t'i bashkëngjitet vizionit të përgjithshëm të shteteve të rajonit për një të ardhme më të ndritshme dhe për integrim sa më të shpejtë euroatlantik." Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 69 shtete. /ch/
KOMENTE