English

Shkupi zyrtar, i heshtur pas vendimit të GJND

Shkup, 22 korrik, NOA – Autoritetet shtetërore në Shkup nuk kanë dashur të komentojnë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Një zyrtar i lartë i qeverisë i pyetur nga agjencia e lajmeve INA nuk ka dashur të jap asnjë vlerësim lidhur me këtë vendim të GJND-së, duke paralajmëruar se për këtë do të ketë komunikatë apo deklarim zyrtar nga qeveria.

“Së shpejti do të japim edhe qëndrimin tonë zyrtar lidhur me këtë vendim të GJND-së dhe se në këtë moment ne si shtet fqinj, gjendemi në një pozicion të ndjeshëm. Mirëpo parasegjithash vendimet e kësaj gjykate janë të plotfuqishme”, ka theksuar zyrtari i lartë i Qeverisë së Maqedonisë. Lidhur me mendimin e GJND-së nuk ka pasur asnjë reagim edhe nga presidenca, por edhe nga Parlamenti i Maqedonisë. Ndwrakq, partitë politike shqiptare pritet të dalin me komunikata dhe telegrame përshëndetëse për vendimin e GJND-së.

Në një njoftim të Demokracisë së Re përshëndetet vendimi i GJND-së dhe shprehën urimet në adresë të autoriteteve të Prishtinës.

“Në emrin tim personal dhe në emër të anëtarwsisë së Demokracisë së Re, ju uroj juve si President i Republikës së Kosovës për angazhimin e pamohueshëm si institucion shtetëror në drejtim të legjitimimit të plotë të vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi, si dhe në drejtim të avansimit të procesit të njohjes nderkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Sot, për herë të parë në historinë e kombit tonë vërtetohet se shqiptarët si popull kanë miq të shumtë ndërkombëtarë dhe me plot bindje theksoj se padrejtësitë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare para qindra viteve tanimë i takojnë të kaluarës. Sot, koha po punon për shqiptarët dhe të ardhmen e ndritshme të popullit tonë!”, thuhet në telegramin e DR-së të kryetarit Imer Selmani.

BDK: Vendimi i GJND-së, historik

Edhe Bashkimi Demokratik Kombëtarë-BDK, përshëndet vendimin e GJND-së i cili konfirmoi pakontestueshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Gjykata e Hagës vërtetoi se pavarësia e Kosovës është në frymë të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ky është një vendim historik, që vërtetoi të drejtën e popullit të Kosovës për pavarësi, pas shtypjes gati njëshekullore. Tani besojmë se Kosovën e pret një perspektivë e re dhe njohje të reja nga shtetet që deri më tani nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, pasi ajo u konfirmua edhe nga GJND. Kjo është një ditë e madhe edhe për të gjithë shqiptarët, sepse kjo dëshmoi se miqtë tanë dhe mbështetësit e lirisë e demokracisë, vazhdojnë të jenë në anën e së drejtës dhe së vërtetës, për të cilën jemi angazhuar dhe kemi sakrifikuar plot një shekull. Ndërsa Serbi e cila e kishte iniciuar shqyrtimin e pavarësisë së Kosovës në GJND-së, tani duhet të pranoj këtë fakt dhe të heq dorë nga idetë e saj djallëzore për të penguar pavarësinë e Kosovës, apo synimet për ndarjen e saj”, thuhet nw telegram urimin e BDK-së.

NOA-INA

KOMENTE