English

Soft News - Facebook 500 Milionë Përdorues!

LONDËR, 22 korrik /ATSH-MIA/ - Nga dita e djeshme, rrjeti social Facebook ka gjysmë miliard përdorues, njoftoi kompania drejtuese. Ky rrjet interneti gjithnjë e më i popullarizuar ekziston që nga viti 2004, ndërkohë që vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit janë regjistruar rreth 100 milionë përdorues të rinj. Përfaqësues të Facebook-ut theksuan se fakti që ka 500 milionë anëtarë paraqet një kthesë të rëndësishme në të ardhmen e kompanisë. Stewart Miles, pronari dhe gazetar në "Pocket lint", faqe interneti për teknologjinë, theksoi se shkaku për suksesin e Facebook-ut është komunikimi i drejtpërdrejtë. "Ka shumë njerëz on-line dhe shumica e tyre duan të ndajnë diçka me tjerët", theksoi Miles për BBC-në./ a.jor.
KOMENTE