Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Besa Turpërohet Edhe Në Greqi, 6-1 Ndaj Olimpiakosit
English

Sport-Futboll/ Besa Turpërohet Edhe Në Greqi, 6-1 Ndaj Olimpiakosit

TIRANË, 22 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Skuadra e Besës së Kavajës ka pësuar një humbje të turpshme edhe në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Europa League ndaj skuadrës greke të Olimpiakos. Pasi kishin humbur 5-0 në Tiranë, lojtarët e trajnerit Shpëtim Duro kanë pësuar një humbje të thellë 6-1 edhe në stadiumin "Karaiskaqis" të Pireut. "Makthi" për Besën nisi në pjesën e dytë pasi 45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0. Braziliani Dudu në minutën e 46-të ishte ai që hapi serinë e golave për grekët. Por, mbrojtësi maqedonas i Besës, Lazarevski barazoi në minutën e 48-të duke dhuruar iluzionin se Besa mund të barazonte në këtë takim. Megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi Derbyshire kaloi në avantazh 2-1 grekët në minutën e 53-të. Italiani Enzo Maresca coi shifrat në 3-1 në minutën e 75-të, ndërsa tre minuta më pas brazilaini Dudu shënoi sërish. Greku Fetfatzidis shënoi golin e 5-të për Olimpiakosin në minutën e 89-të dhe Maresca mbylli gjithcka në rezultatin 6-1 në minutën e 90-të. Pas kësaj humbjeje, Besa, fituese e Kupës së Shqipërisë sezonin e kaluar, tregoi se ka mjaft diferenca ndaj rivalëve grekë, duke pësuar plot 11 gola dhe shënuar vetëm 1 në dy takime ndaj Olimpiakosit. - Europa League, turi i dytë Olimpiakos - Besa 6-1 (5-0) Shënues: Dudu 48', 78' Derbyshire 53', Maresca 75', 90', Fetfatzidis 89'/ Lazarevski 53'
KOMENTE