Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Futbollistët E Kombëtares Në Qendër Të Merkatos Verore
English

Sport-Merkato/ Futbollistët E Kombëtares Në Qendër Të Merkatos Verore

TIRANË, 22 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani ka nënshkruar për ekipin e Serisë A italiane, Çezena. "Dashi i ajrit", siç e përshkruajnë mediat italiane sulmuesin gjigant shqiptar, nuk pati sezone të shkëlqyera në dy vitet e fundit, por ai do të jetë një përforcim i dobishëm për trajnerin Fikadenti. Në sezonin 2004-2005, me Fikadentin në bankinën e Veronës, Bogdani bëri sezonin e tij më të mirë në karrierën e tij në Itali, duke shënuar 18 gola në 38 takime në Serinë B. Te Çezena në sezonin 2002-2003 ka luajtur edhe Florjan Myrtaj, autor i 12 golave kur skuadra italiane ndodhej në Serinë C. Ndërkohë sulmuesi shqiptar Edgar Cani do të luajë sezonin e ardhshëm te Modena në Serinë B italiane. Skuadra që e ka në pronësi sulmuesin shqipetar, Palermo, ka rënë dakort me drejtuesit e Modenës për të dhënë hua lojtarin për një sezon. Sezonin e kaluar Cani u huazua te Padova dhe Piacenza. Te Padova ai shënoi 2 gola në 19 ndeshje ndërsa te Piacenza pati nje paraqitje më të mirë me 4 gola në 13 ndeshje. Lorik Cana e fitoi "betejën" te Gallatasaraji për të marrë bluzën me numër 19. Ndërkohë që australiani Kjuell do të mbajë numrin 99. Cana ka deklaruar gjithmonë se numri 19 është numri i fatit për të. Këtë numër ka pasur edhe te Paris Sën Zhermeni, Marseja dhe te Sandërlendi në Angli. Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani shënoi në fitoren 14-0 të Augsburgut në miqësoren kundër TSV Bobingen, pikërisht në 100-vjetorin e klubit modest gjerman. Kapllani luajti vetëm pjesën e parë. Trajneri i skuadrës së Hanoverit Mirko Slomka ka qenë i kenaqur nga paraqitja e mesfushorit të Kombetares së Shqipërisë Elis Bakaj, i cili luajti në pjesën e dytë në takimin Hanover-Crvena Zvezda 2-3. "Paraqitja e tij më ka pëlqyer më tepër gjatë ndeshjes së sotme sesa gjatë stërvitjeve", u shpreh Slomka, trajneri i Hanoverit pas ndeshjes, i cili shtoi se ai do ta vëzhgojë Bakajn edhe në ditët në vazhdim dhe shpreson që shqiptari të ruajë gjendjen e mirë dhe të vazhdojë paraqitjen pozitive dhe impresionuese, ndryshe nga dy shqiptarët e tjerë në skuadër. "Mesfusha është pika më e dobët aktualisht dhe Bakaj mund të na ndihmoje, duke patur parasysh edhe dëmtimin e Lales si dhe gjendjen jo shumë të mirë që po kalon shqiptari tjetër Milaim Rama", u shpreh trajneri i Hanoverit për mediat./n.m/
KOMENTE