Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç: Do ta vazhdojmë luftën për Kosovën
English

Tadiç: Do ta vazhdojmë luftën për Kosovën

Beograd, 22 korrik, NOA – Ndërsa nga e gjithë bota po vazhdojnë të jepen mesazhe urimi për vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, nga Beogradi zyrtar deklaratat janë pezmatuese.

Kështu, presidenti serb Boris Tadiç, në deklaratën e tij reaguese ndaj këtij vendimi të Hagës, tha se Serbia do ta vazhdojë luftën për Kosovën dhe nuk do të ndalet para kësaj.

“Lufta jonë do të zhvillohet me mjete paqësore dhe ligjore”, tha më tej kreu i shteti serb.

Në qëndrimin e tij, ai e ka cilësuar si të rëndë vendimin e marrë sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke theksuar se gjithsesi, ai nuk duhet ta stepë besimin e palës serbe në ecurinë e këmbënguljes së saj ndaj çështjes së Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE