Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Pas GJND, serial intensiv njohjesh të reja për Kosovën
English

Topi: Pas GJND, serial intensiv njohjesh të reja për Kosovën

Tiranë, 22 korrik, NOA – “Ndihem shumë i gëzuar për këtë vendim, i cili realisht shkoi në të drejtën legjitime të popullit të Kosovës, të institucioneve legjitime të Kosovës për ta shpallur Kosovën shtet të lirë, sovran, të pavarur. Padyshim që është ngjarja e dytë, e jashtëzakonshme, që pason shpalljen e pavarësisë së Kosovës më datën 17 shkurt të vitit 2008”.

Kjo ka qenë deklarata e menjëhershme pas shpalljes së mendimit këshillë-dhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka uruar direkt presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“Telefonatën e parë ia bëra presidentit Sejdiu, nëpërmjet të cilit unë transmetova për popullin e Kosovës urimet më të mira për këtë vendim, i cili tregon përveç të tjerave që institucionet e Kosovës, populli i Kosovës, kanë qenë koherent në të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar në Kosovë, koherent në të gjithë vendim-marrjen ndërkombëtare, dhe padyshim, i tërë misioni, qoftë ai i OKB-së, qoftë misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kanë qenë në një lloj sintonie me atë që sot shpalli Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, tha më tej Topi.

Duke shtuar se në asnjë element të kësaj deklarate të pavarësisë nuk u pa të ketë devijim nga e drejta ndërkombëtare për të shpallur Kosovën shtet të lirë, sovran dhe të pavarur. Kështu që jam jashtëzakonisht i gëzuar për këtë ngjarje.

“Dëshiroj t’ju them që kjo do të ndjekë një serial shumë intensiv njohjesh të reja për Kosovën. Deri tani Kosova është njohur nga gjashtëdhjetë e nëntë shtete. Sigurisht shtete mjaft të rëndësishme, por patjetër që vendimi i Gjykatës së Drejtësisë do të japë një diapazon të ri për shumë shtete që e prisnin këtë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kështu që para Kosovës, para popullit të Kosovës, para institucioneve të saj hapet një erë e re e njohjeve masive në të gjitha kontinentet dhe pa diskutim Kosova, por edhe shtete të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, patjetër që duhet t’u nënshtrohen një rruge tjetër – asaj të integrimit qoftë në Evropë, qoftë në NATO, sepse perspektiva e vendeve të rajonit sigurisht që është shprehur në mënyrë frekuente që patjetër është në familjen euro-atlantike”, përfundoi deklaratën e tij, kreu i shtetit shqiptar.

n.e/NOA

Lexoni gjithashtu:

Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja

AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi

SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë

Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin

BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar

PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës

Vendimi bën xhiron e mediave të botës

Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja

Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj

Edi Rama: Dita e dytë më e bukur

OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues

Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm

Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës

Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha

MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete

Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme

Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

KOMENTE