Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Administroni më mirë kohën dhe paratë tuaja!
English

Administroni më mirë kohën dhe paratë tuaja!

ProCredit Bank promovon kulturën e përdorimit të kartave në Shqipëri

Tiranë, 23 Korrik 2010 NOA - ProCredit Bank Shqipëri ka nisur këtë verë një fushatë sensibilizuese që synon të promovojë përdorimin e gjerë të parasë elektronike nga qytetarët shqiptarë si dhe të evidentojë faktin se kartat e ProCredit Bank, për vetë shtrirjen gjeografike, janë një produkt konkurrues me epërsi të qarta në rajonin shqipfolës.

Fushata e ndërmarrë ne bashkëpunim me ProCredit Bank në Kosovë fokusohet në avantazhet e të paguarit me kartë si një sjellje konsumatore tipike e qytetarëve europianë, të cilët udhëtojnë pa mbajtur sasi të mëdha parash me vete.

Qytetarët shqiptarë apo pushuesit e sezonit veror informohen se përfitojnë të njëjtat avantazhe falë lehtësive të përdorimit të kartave PCB kudo që shohin logot VISA dhe Master Card, nëpërmjet rrjetit të gjerë prej 80 ATM dhe 400 pika shitje në të gjithë vendin.

Mesazhi i ProCredit Bank fton pushuesit e pajisur me një kartë ProCredit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të udhëtojnë lehtë, pa mbajtur para të tepërta me vete sepse për shpenzimet e kryera në POS-et PCB nuk mbahet asnjë komision.

Surpriza dhe dhurata të këndshme rezervohen në fund të fushatës për 20 përdoruesit e kartave ProCredit Bank me numrin më të lartë të shpenzimeve të kryera me kartë.

Kartat elektronike të ProCredit Bank, VISA dhe Master Card janë karta ndërkombëtare që ofrohen njëkohësisht në të dyja monedhat Lekë dhe Euro, duke operuar me çmimet më konkurruese në tregun shqiptar.

Qytetarët shqiptarë që mbajnë me vete një kartë të ProCredit Bank ndihen si çdo qytetar europian sepse mund të kryejnë blerje nëpërmjet internetit apo rezervime online me kartat tona, të cilat përdoren kudo në botë.

Fushata e ProCredit Bank fokusohet dukshëm në avantazhet e ofruara në shërbim të biznesit - VISA Business Electron, një kartë e konceptuar posaçërisht për nevojat e kësaj kategorie.

Fleksibiliteti në tërheqjet ditore me limitin më të lartë në treg, përdorimi i kartës së biznesit kudo në botë si dhe pajisja e më shumë se një personi të autorizuar për të përdorur llogarinë e biznesit, renditen në listën e epërsive të kartës së biznesit.

ProCredit Bank Shqipëri u themelua në vitin 1995 dhe është pjesë e rrjetit bankar ProCredit me shtrirje në 21 vende të Evropës, Amerikës së Jugut dhe Afrikës.

Më shumë mbi risitë që ofron Procredit Bank gjeni në spotin e saj publicitar në faqet e NOA.

o.s/r.n/NOA

KOMENTE