Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli: Tërhiqeni parkun nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve
English

Apeli: Tërhiqeni parkun nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve

Shalsi: Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë. Kthehet në modë praktika e dikurshme e Berishës, me premtime pafund për anulim vendimesh, ligjesh e projektesh të qeverisë

Tiranë, 23 Korrik 2010 NOA – “Që Sali Berisha dhe pushteti i ngritur prej tij me duart e pista të Lulzim Bashës, Dritan Priftit, Arben Imamit e kompani, tjetër thonë e komplet tjetër gjë bëjnë, dihet me kohë. Por, kjo që po ndodh këtu, në këtë pjesë të kryeqytetit që njihet si “Fusha e Aviacionit” dhe ku Bashkia e Tiranës po ndërton parkun e dytë më të madh të kryeqytetit, është një grabitje tronditëse që shokon cdo njeri normal”.

Kështu deklaroi deputeti Eduard Shalsi, ish nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në një dalje për mediat pasdreken e sotme.

Shalsi vlerësoi se “kjo fushë, ku vetë Lul Basha e Arben Imami me Sali Berishën në krah e me një projekt fantazëm në shpinë kanë premtuar të bëjnë lulishte gjatë fushatës, është nxjerrë në shitje nga Imami dhe Prifti, si të ishte pronë e ushtrisë. Sigurisht, kjo pasuri e publikut që aktualisht po transformohet në një park urban fantastik, ka nxitur oreksin e pashuajtshëm të këtyre të babëziturve pa din e iman dhe është futur në kasaphanën ku pushteti i sotëm familjar i Sali Berishës po ther Shqipërinë”.

Duke mos i kursyer tonet e ashpra, Shalsi THA MË TEJ SE “Kjo është fytyra e këtij pushteti altoparlantësh, që shajnë pa pushim prej vitesh bashkinë pse nuk ka më shumë lulishte, çerdhe e shkolla, po nga ana tjetër nuk lanë truall e gërmadhë çerdheje pa e gllabëruar përmes privatizimesh korruptive”.

Kurse shtoi se “këta të babëzitur që vjedhin çdo gjë, shtojnë me këto krime të mirëfillta si privatizimi i kësaj fushe pasurinë e patundshme të familjes apo fryjnë thesin e parave të pista të korrupsionit me gjobat vënë për të transferuar pronat e publikut në dorën e klientëve të pushtetit të tyre. pasi ka vazhduar me notat e forta të urrejtjes politike, z.Shalsi deklaroi: “Apeli ynë sot është tërhiqeni këtë park nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve që i janë dhënë për ekzekutim Dritan Priftit nga Arben Imami për llogari të Sali Berishës. Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë sot dhe nesër me anulimin e kësaj procedure skandaloze për të cilën do të përgjigjet herët a vonë çdo njeri që do të hedhë firmën”.

r.n/NOA

KOMENTE