Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: E drejta e shqiptarëve të Kosovës u bë e drejtë botërore
English

Berisha: E drejta e shqiptarëve të Kosovës u bë e drejtë botërore

Tiranë, 23 korrik, NOA – Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha u ndal në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës duke e cilësuar atë si vendimin më të rëndësishëm për kombin.

Ai vlerësoi se gjithë bota i ka kushtuar një vëmendje të posaçme duke i dhënë të drejtë shqiptarëve. “Për herë të parë në historinë mijërave vjeçare e drejta e shqytarëve bëhet e drejtë botërore”, tha Berisha.Ai u shpreh se kjo nuk ka ndodhur se shqiptarët janë një komb i preferuar. Nga ana tjetër ai u shpreh se vendimi nuk është një ndëshkim për armiqtë. Berisha tha se vendimi erdhi për të dhënë të drejtën.

“Rasti ai Kosovës ishte suigeneris. Realisht një rast i paprecedent në historinë e botës”, tha Berisha.

“Nuk ishin shqiptarët që shkuan në gjykatë. Ata u paditën nga Serbia e cila shfrytëzoi të drejtat ndërkombëtare. Unë shpresoj dhe besoj se pala paditëse do t’i përmbahet vendimit të gjykatës në interesin më të mirë të paqes në rajon”, tha Berisha.

NOA

KOMENTE