Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delijorgji dhe Pinari nuk do lirohen, gjykata rrëzoi sot kërkesën e avokatëve
English

Delijorgji dhe Pinari nuk do lirohen, gjykata rrëzoi sot kërkesën e avokatëve

Tiranë, 23 Korrik, NOA – Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit nuk do të dalin nga qelitë e paraburgimit, edhe pse sipas avokatëve të tyre ata duhet të lirohen pasi u ka përfunduar afati i qëndrimit brenda tyre.

Ky është vendimi i komunikuar sot nga trupi gjykues në seancën e radhës të procesit “Gërdeci”, duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e bërë në sencën e mëparshme të 19 korrikut nga avokatët e të pandehurve të tij, sipas të cilëve, këta të fundit duhet të lirohen tashmë pasi u ka skaduar afati i paraburgimit.

Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit të cilët po mbahen në qeli prej mëse 1 viti e 4 muaj dhe këtë fakt e kanë përdorur avokatët e tyre në seancën e mëparshme për të kërkuar sa më parë lirimin e tyre.

Por sot gjykata e Shkallës së Parë ka hedhur poshtë kërkesën për lirim nga burgu të dy të pandehurve të çështjes “Gërdeci”, Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari.

Sipas trupit gjykues, kërkesa është e paligjshme pasi ndaj të pandehurve nuk kanë përfunduar afatet e paraburgimit, sepse gjatë kohës së gjykimit, ka patur ndërprerje të mëdha.

Kështu, ata kanë sqaruar se prej 6 muajsh pati një ndërprerje të seancave gjyqësore, dhe kjo për shkak të konfliktit, prokurori-politikë për heqjen e imunitetit t ëish-Ministrit të Mbrojtjes, deputetit Fatmir Mediu.

"Ka edhe rreth 5 muaj afat paraburgimi", theksoi sot Hado. I këtij mendimi ka qenë edhe grupi i prokurorëve të çështjes së Gërdecit, sipas të cilëve, “afatet në paraburgim nisin kur mbërrin dosja në gjykatë”.

Por nuk ka qenë i këtij mendimi avokati Haxhia i të pandehurit Mihal Delijorgji, sipas të cilit, ka kaluar 1 vit e 4 muaj dhe ende nuk ka një vendim gjykate rreth akuzave të ngritura ndaj tij.

“Kanë skaduar afatet e paraburgimit dhe prandaj ai e ka humbur fuqinë ligjore”, ishte argumenti me të cilin mbështeti pretendimin e tij avokati Haxhia.

Ndërkaq, edhe avokati Asllani i të pandehurit tjetër të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari, ngriti të njëjtin pretendim duke argumentuar se “ka skaduar afati i përmbarimit edhe ndaj klientit të tij”.

n.e/NOA

KOMENTE