English

Ekonomi - Bce: Rezultati I Testeve Konfirmon Rezistencën E Bankave Evropiane

FRANKFURT, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore Evropiane, BCE, përshëndeti sot publikimin e rezultateve të testeve të rezistencës që, sipas saj, konfirmojnë rezistencën e sistemit bankar evropian. "Testet e rezistencës ishin të plota dhe rigoroze. Ato konfirmojnë rezistencën e sistemit bankar të Bashkimit Evropian dhe të zonës euro ndaj ngjarjeve të rënda ekonomike dhe financiare", bëri të ditur BCE në një komunikatë. Shtatë nga 91 bankat evropiane të cilat iu nënshtruan testeve të rezistencës dështuan, njoftoi Komiteti Rregullator Evropian, CEBS, gjë që do të nënkupton se ato duhet të mbledhin fonde për të forcuar situatën e tyre financiare. /I.Pu.
KOMENTE