Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Procesi I Integrimit Te Shqiperise Ne Be Ka Hyre Ne Nje Faze Te Rendesishme
English

Elbasan: Procesi I Integrimit Te Shqiperise Ne Be Ka Hyre Ne Nje Faze Te Rendesishme

ELBASAN, 23 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Insituti i Mediave ka organizuar sot një seminar me temë "Integrimi Europian", ku kanë marrë pjesë përfaqësues të mediave vizive dhe të shkruara të qarkut të Elbasanit. Seminari është organizuar në bashkëpunim me Institutin e Mediave si edhe fondacionin Gjerman, Friedrich Ebert. Lektori i këtij seminari, Geron Kamberi, pasi ka referuar në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian nga viti 1992 deri më tani, si dhe për sfidat e përhershme të europianizimit, deklaroi se, "proçesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një proçes, i cili ka hyrë në një fazë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë". "Që prej gati 20 vjetësh Shqipëria ka marrëdhënie me BE dhe tashme ka hyrë në një fazë të re, që lidhet jo vetëm me fazën e zhvillimit të Shqipërisë, por edhe me politikën e BE të zgjerimit në Ballkanit perëndimor", tha ai. Sipas tij, "ajo që është më me rëndësi për Shqipërinë dhe veçanërisht për opinionin publik, është që ky proçes të njihet sa më mirë dhe në mënyrë të veçantë qytetarët të arrijnë të kuptojnë që integrimi në BE ka një sërë detyrimesh të cilat duhet të përmbushen prej tyre. Këto detyrime i përkasin klasës politike për ta realizuar proçesin e dialogut politik, por njëkohësisht i përkasin edhe qytetarëve që të arrijnë të plotësojnë sa më shumë ato standarte për të qenë sa më shumë një vend i denjë në BE". /a.ke/
KOMENTE